Elon Musk kufizon përdoruesit e Twitterit, ky është vendimi i ri i tij

Rrjeti social Twitter ka aplikuar një kufi të përkohshëm në numrin e tweet-eve që përdoruesit mund të lexojnë brenda një dite.
Kështu ka bërë të ditur Elon Musk.
Sipas Musk, këto kufizime u vendosën për të adresuar “nivelet ekstreme” të heqjes së të dhënave dhe manipulimit të sistemit.
Në një postim në Twitter, Musk tha se llogaritë e paverifikuara mund të lexojnë deri në 600 postime në ditë.
Ndërkohë, llogaritë e verifikuara janë të kufizuara përkohësisht në leximin e 6000 postimeve në ditë.
Në anën tjetër, llogaritë e reja të paverifikuara janë të kufizuara në leximin e 300 postimeve në ditë.