75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Elon Musk me ide të çmendur: “Jemi duke tentuar të bëjmë robota që zëvendësojnë njerëzit në punë”

Robotët që zëvendësojnë njerëzit si fuqi punëtore nuk janë më një fantazi.

Numri 1 i kompanisë “Tesla”, Elon Musk zbuloi në Tesla AI Day se përveç zhvillimit të makinave elektrike dhe energjisë diellore, ata tani po punojnë në ndërtimin e një roboti që së shpejti do të zëvendësojë njerëzit, transmeton Indeksonline.

“Tesla në thelb po bëhet një kompani robotike falë gjithë punës së saj me inteligjencë artificiale dhe makina plotësisht vetë-drejtuese”, tha Musk ndër të tjera. /Indeksonline/