19:24 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / AR

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë

Nga sot, pronari i Twitter dhe Tesla, Elon Musk, nuk është më njeriu më i pasur në botë, sipas të dhënave të revistës prestigjioze të Nju Jorkut “Forbes”.

Musk ra nga vendi i parë pas blerjes prej 44 miliardë dollarësh të Twitter dhe shitjes së aksioneve në kompaninë e tij të makinave elektrike.

Në vend të parë doli Bernard Arnault, pronar i markës luksoze Louis Vuitton dhe kompanive të shumta, pasuria e të cilëve sipas “Forbes” vlerësohet në 185.4 miliardë dollarë.

Musk, i cili ishte në vendin e parë që nga shtatori 2021, ka një vlerë neto të vlerësuar prej 185.3 miliardë dollarë.