Elon Musk për OKB-në: ‘Më tregoni si $6 miliardë do t’i japin fund urisë dhe do t’i shes aksionet’

Elon Musk është i gatshëm të dhurojë një pjesë të pasurisë së tij për t’i dhënë fund krizës së urisë në botë, mjafton që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) t’i vërtetojë se si 6 miliardë dollarë do t’i japin fund krizës.
Elon Musk sfidoi pretendimin e një zyrtari të Kombeve të Bashkuara i cili tha se se vetëm një përqindje e vogël e pasurisë së Musk mund të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të urisë në botë. Elon i referohet komentit të David Beasley-t, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i cili javën e kaluar bëri thirrje që miliarderët të bashkëpunojnë një herë të vetme.
Beasley bëri thirrje në mënyrë specifike për veprim nga Musk dhe bashkëthemeluesi i Amazon Jeff Bezos, dy burrat më të pasur në botë. Vetëm 6 miliardë dollarë, ose 2% e pasurisë së Elon Musk, mund të shpëtojnë 42 milionë njerëz nga vdekja, tha ai.
“Nëse Programi Botëror i Ushqimit mund të përshkruajë saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin krizën e urisë, unë do të shes aksionet e Tesla-s tani dhe do ta bëj.” – tha Elon Musk.
Në një tjetër postim, Musk theksoi se duhet qe veprimet të jenë transparente në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë.
If WFP can describe on this Twitter thread exactly how $6B will solve world hunger, I will sell Tesla stock right now and do it.
— Elon Musk (@elonmusk) October 31, 2021