75 Mall Live Search
16:33 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

Elon Musk qesh me kandidatin për kancelar gjerman

Armin Laschet pyeti Musk për të ardhmen e veturave në një takim. Kjo shpërtheu në të qeshura.

Kandidati gjermane për kancelar nga CDU Armin Laschet takua me shefin e Teslas Elon Musk të premten.

Së bashku ata vizituan vendin e ndërtimit të megafabrikës në Brandenburg në Berlin.

Laschet pyeti se cila do të ishte e ardhmja e veturave: “Hidrogjen apo elektrik?” Ka një mosmarrëveshje shkencore, tha politikani i CDU.

Musk e ndërpret pyetjen me një të qeshur të fortë dhe dha komentin: “Elektro. Hidrogjeni është humbje kohe”.

Nuk është për t’u habitur që Musk, si kreu i prodhuesit të veturave elektrike Tesla, e merr këtë këndvështrim.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë njerëz nga industria po flasin kundër hidrogjenit.