09:45 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / B O

Elon Musk rigoroz në punë, punëtorët e Twitter flen në dysheme

Pronari i ri i Twitter ka shkarkuar të gjithë bordin dhe punonjësit po punojnë shumë më gjatë se më parë

Inxhinieri Elon Musk (51) së fundmi është bërë pronar i rrjetit social Twitter dhe punonjësit e tij nuk janë shumë të lumtur.

Një foto e drejtoreshës së menaxhimit të produkteve të kompanisë, Esther Crawford , duke fjetur në dysheme e mbështjellë me një thes gjumi dhe e veshur me një maskë për sy, u bë virale në Twitter.

Fotoja u shpërnda nga punonjësi i Tëitter Evan Jones i cili shkroi:

“Kur të duhet diçka nga shefi yt në Twitter”

Estera e cila ka shpërndarë foton në profilin e saj ka folur për gjithçka, shkruan IndeksOnline.

Kur ekipi juaj punon 24 orë në ditë për të përmbushur afatet, ndonjëherë ju zë gjumi gjatë punës” – ka shkruar ajo në përshkrim.

“Që kur Musk u bë pronar, punonjësit po punojnë shumë më shumë se më parë dhe presioni po rritet. Megjithatë, Esther ka folur tashmë në mediat sociale për pronarin e ri dhe tha se është shumë krenare për përpjekjet e Tëitter për të ndërruar shpejt marshin dhe për të sjellë në jetë vizionin”.