75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / G T

Elseid Hysaj feston pas fitores ndaj Bayernit, mbledh shoqninë shqiptare në një klub nate

Bayern Munihu u trondit dy ditë më parë në Romë, pasi pësoi humbje me rezultatin 1 me 0 nga Lazio, skuadra ku luan dhe një nga futbollistët shqiptar, Elseid Hysaj.

Hysaj “ u respektua”  në këtë ndeshje nga moderatorja Arbana Osmani, Eduart Grishaj, këngëtari Klajdi Haruni, të cilët 14 shkurtin vendosën ta kalojnë në stadium.

E pas fitores ashtu si dhe është tradita s’mund të qëndronin pa festuar. Ka qenë vetë Arbana e cila në llogarinë e saj në “Instagram”  ka postuar një video ku shihet Elseidi, Eduarti dhe Klajdi të cilët po e “kallin” në një nga lokalet e Romës, së bashku me partneret e tyre.