75 Mall Live Search
13:19 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Elseid Hysaj po largohet nga Napoli, skuadra e madhe italiane e kërkon atë

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është i gatshëm të largohet nga Napoli.

E për Hysajn interesim të shtuar ka klubi i Romës, që pret që në afatin kalimtar të verës të transferojnë atë, shkruan IndeksOnline

Agjenti i tij Mario Giuffredi i ka thënë ekskluzivisht Football Italia se përparësia e mbrojtësit është të kërkojë ofertën më të mirë të mundshme dhe sipas La Gazzetta, Roma po konsideron ta nënshkruajë atë si agjent falas ose në afatin kalimtar të janarit për një tarifë të ulët.