75 Mall Live Search
20:29 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / MSH1

Elshani deklarohet për punimet e komunës në palestrën sportive në veri

Zëvendësdrejtori i drejtorisë rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në sallën e sporteve në Mitrovicën e Veriut pas informatave për zhvillimin e punimeve brenda objektit.

“Sot në orët e pasdites policia ka pranuar informacion se po zhvillohen punime në sallën e sporteve në Mitrovicën e Veriut. Ne kemi shkuar aty për t’u njoftuar me situatën dhe çdo gjë është sqaruar dhe nuk ka ndonjë problem për me theksua”, ka thënë Elshani.

Sot u raportua se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në palestrën sportive për të ndaluar zyrtarët komunalë që të largojnë karriget me ngjyra që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës dhe t’i zëvendësojnë ato me karrige që simbolizojnë flamurin e Serbisë.

KosovaPress sigurioi një fotografi nga brenda palestrës sportive, ku shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës të pranishëm në ambientet e objektit. Sipas pamjeve të siguruara nga brenda sallës së sportit, aty është parë edhe Igor Simiq, përfaqësues i Listës Serbe.