18:37 / E Premte, 22 Janar 2021 / Ç.Q

Elshani i PDK-së “kapet” me Buleshkajn e KQZ-së: “A të kanë kërcënuar, a të kanë ofruar ryfshetë”

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani beson se Kryetari i Zyrës për Certifikim të Partive Politike dhe Kandidatëve, Yll Buleshkaj e ka goditur rëndë demokracinë kur ka rekomanduar që të gjithë kandidatë të certifikohen.

“Ju z. Buleshkaj sot me këtë rekomandim kë bërë atentat ndaj demokracisë.  Këtë rekomandim po e bëni bazuar në simpati politike”, ka thënë tutje Elshani.

“Cila është arsyeja që e ke ndërru qëndrimin kaq shpejt, a je kërcënu, a të kanë ofru ryshfetë”, ka thënë Elshani.

Debat i ashpër është duke u zhvilluar në KQZ në lidhje se a duhet të certifikohen të dënuarit me vepra penale si rasi i liderit të LVV-së, Albin Kurti./Indeksonline/