75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / AR

Elton John: Legalizimi i marihuanës në Amerikë dhe Kanada-një gabim i madh

Kantautori britanik Elton John nuk e miraton legalizimin e marijuanës në Amerikë dhe Kanada.

Ai e konsideron atë “një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohëve”, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për revistën “Time”, e cila e zgjodhi atë si ikonën e vitit 2024, muzikanti legjendar foli për varësinë e tij dhe përshkroi ndikimin e marihuanës në shëndetin e tij mendor.

Më shumë se 20 shtete amerikane kanë legalizuar marihuanën dhe gjithnjë e më shumë shtete lejojnë përdorimin mjekësor. Megjithëse kanabisi mbetet i paligjshëm në nivel federal, Departamenti i Drejtësisë së fundmi propozoi riklasifikimin e tij si një ilaç më pak i rrezikshëm për të njohur përfitimet e tij mjekësore. Në Kanada, në tetor 2018, kanabisi u legalizua plotësisht për përdorim rekreativ dhe mjekësor./Indeksonline/