Elton John shqetëson fansat, publikon një foto nga spitali

Elton John ka shkaktuar shqetësim te disa prej fansave të tij pasi publikoi një foto në Instagram ku shfaqej i shtrirë në shtratin e një spitali.
Këngëtari sqaroi se fotografia ishte pjesë e një xhirimi filmi, por shumë fansa nuk e kuptuan dhe nxituan t’i uronin shërim të shpejtë, ndërsa të tjerë shprehën pakënaqësinë e tyre për këtë veprim të tij.
Të premten, më 12 shtator, John ndau në rrjetet sociale disa pamje nga xhirimet e vazhdimit të filmit “Spinal Tap”, në të cilin ai merr pjesë. Në imazhin e parë, Elton John shfaqet në një shtrat spitali, me një allçi – të zbukuruar me gurë të çmuar – në të dyja këmbët dhe me një qafore mbështetëse. Pranë tij kishte tullumbace, kartolina dhe buqeta me lule, ndërsa në sfond shihej një kameraman, duke lënë të kuptohej se ishte një skenë filmike.

Nga ana e tij, Elton John sqaroi në mbishkrimin e postimit se në të vërtetë nuk ishte i shtruar në spital. Ai shkroi:
“Shumë rok… përfundova në një kast! Prapa skenat e Spinal Tap. Filmi i ri Spinal Tap II dhe albumi dolën sot, duke më përfshirë mua në Listen To The Flower People dhe Stonehenge. Faleminderit që më bëtë pjesë të kësaj pune!”
Megjithëse Elton John nuk kishte qëllim të shkaktonte shqetësim, shumë fansa u shqetësuan fillimisht për gjendjen e tij shëndetësore dhe më pas shprehën bezdinë e tyre për përmbajtjen e postimit.