75 Mall Live Search
18:43 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / MSH

Elvana emocionon me urimin për ditëlindjen e babait

Sot është një ditë e veçantë në familjen Gjata. I ati i artistes Elvana Gjata feston ditën e lindjes, e ajo nuk kishte si mos e uronte publikisht.

“Disiplina, vullneti yt janë frymëzim për mua! Të dua sa nuk tregohet. Gëzuar ditëlindjen Babi im i shtrenjtë!”- shkruan ajo krah fotos me të atin.

Ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me prindërit, dhe me motrën e cila është soprano dhe jeton në Gjermani.

Elvana madje ka kënduar edhe “Shumë urime për ty” së bashku me fansat gjatë koncerit të mbrëmshëm të organizuar nga Noizy.