75 Mall Live Search
14:42 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi marrin pjesë në festivalin e filmit në Kanë me ‘2 gisht mjaltë’

Filmi më i ri ‘2 gisht mjaltë’ me protagonist këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe humoristin Ermal Mamaqin ka shënuar edhe një tjetër sukses.

Pasi theu rekordet e shikueshmërisë në trevat shqiptare, filmi tani po merr pjesë edhe në festivalin e njohur të filmit ndërkombëtar në Kanë.

‘Cannes Film Festival’ mbledh aktorët dhe filmat më të mirë në botë e në mesin e tyre tani ka hyrë edhe filmi shqiptar ‘2 gisht mjaltë’.

Ermali ka publikuar një video nga atje derisa ai dhe Elvana kanë parakaluar në tepihun e kuq të festivalit të njohur.

“Hajt për hajër, me naj çmimi ishalla” ka shkruar Ermali në mbishkrimin e videos.

Ndërsa, ai po ashtu ka treguar se filmi do të shfaqet premierë së shpejti edhe në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë./Indeksonline/