10:49 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi publikojnë trailerin e filmit ‘2 gisht mjaltë’

Këngëtarja, Elvana Gjata dhe aktori i njohur, Ermal Mamaqi i kanë bashkuar forcat për krijimin e një filmi.

Filmi i dyshes do të quhet ‘2 gisht mjaltë’ dhe do të jetë me 28 mars në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Elvana në Instagram ka publikuar trailerin e filmit. Ngjarja e filmit sillet rreth martesës së një çifti, ku përshkruhen vështirësitë që kalojnë me humor.

Filmi është bërë nga ‘Mamqi Production’./Indeksonline/