75 Mall Live Search
11:30 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / AR

Elvana Gjata duket ‘flakë’ në foton e fundit

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka ndezur rrjetin me postimin e saj në Instastory.

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet me një fustan elegant dhe tërheqës, duke marrë menjëherë vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të saj, shkruan Indeksonline.

Me një paraqitje të kuruar deri në detaj, Elvana rrezaton elegancë dhe vetëbesim.

Këngëtarja, e cila njihet për stilin unik dhe sharmin e saj, vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare.

Nuk dihet ende nëse ky postim ka lidhje me ndonjë projekt të ri muzikor, por një gjë është e sigurt, Elvana Gjata di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen./Indeksonline/