15:33 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Elvana Gjata feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga “gjysma” e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata, ka afër 20 vite që ka filluar karrierën e saj muzikore.

Ishte viti 2002, kur këngëtarja merrte pjesë në “Ethet e Së Premtes 1”, shkruan Indeksonline.

Përgjatë viteve në vazhdim, ajo kishte sjellë këngë të bukura për publikun, duke mbetur në kujtesën e fansave për shumë hite ndër vite.

Së fundmi ajo po e feston ditëlindjen e saj të 33-të.

Një urim të veçantë e ka marrë edhe nga mikesha e saj, Jonida Vokshi.

“Gëzuar ditën tënde të lindjes gjysma ime!”, ka shkruar ajo për mikeshën e saj, këngëtaren, Elvana Gjata. /Indeksonline/