75 Mall Live Search
21:48 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Elvana Gjata ia bën 8 me 2 RTSH-së, ja reagimi i saj

Ditë më parë u fshinë të gjitha këngët pjesëmarrëse në kanalain e Radiotelevizionit shqiptar në Youtube.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Elvana Gjata, pasi kënga e saj “Me tana” ishte më e klikuara më mbi 4 milionë klikime, shkruan Indeksonline.

E Elvana këngën e saj e publikoi ne kanalin zyrtar të saj në Youtube.

““Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vinë. Ju dua shumë!”, ka shkruar Elvana.

Kujtojmë që këtë festival e ka fituar Arilena Ara me këngën “Shaj”./Indeksonline/