Elvana Gjata mban koncert nga shtëpia për të gjithë adhuruesit në izolim

Elvana Gjata si shumë artistët të tjerë kohëve të fundit i është bashkuar trendit të koncerteve nga shtëpia.
Këngëtarja nga Shqipëria pritet që nesër në mbrëmje me fillim nga ora 21:00 të mbajë një koncert për të gjithë adhuruesit e saj.
“Të shtunën ora 21:00, livestram në Instagram, edhe në kohë të vështirë, falë teknologjisë jemi gjithmonë afër, jemi gjithmonë bashkë”, thuhet në njoftimin për koncert./Indeksonline/
