75 Mall Live Search
15:57 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Elvana Gjata në skijim, atraktive dhe me shumë stil

Ajo së fundi mori pjesë në festivalin e Këngës “Fest 58” me këngën “Me tana”, me të cilën zuri pozitën e dytë, duke humbur mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovision”.

Bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjata, e cila këto ditë ka zgjedhur të relaksohet në Islandë, ku ka shijuar skijimin në një nga qendrat më të bukura turistike atje, Reykajvik, shkruan Indeksonline.

Eksperiencën në skijim Elvana e ka quajtur si një nga përvojat më të çmendura që ka përjetuar atje.

Këngëtarja nga Shqipëria krahas videos, ka ndarë me adhuruesit e saj edhe fotografi nga atje. E veshur në kostum blu, dhe një motor skjimi pranë, Elvana duke plotë sharmë.

Ndërkohë, kujtojmë që Elvana pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës, ka udhëtuar drejt Losa Anxhelosit, ku edhe ka nisur punën për projekte të reja muzikore.