Elvana Gjata sjell imazhe nga premiera e ‘2 gisht mjaltë’ në Prishtinë
Mbrëmë është mbajtur premiera e filmit më të ri të këngëtares së njohur, Elvana Gjata dhe aktorit, Ermal Mamaqi edhe në vendin tonë.
Filmi ‘2 gisht mjaltë’ u dha premierë në Prishtinë ku ishin të ftuar emra të njohur të artit dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja er njohur, Elvana si çdo herë ka shkëlqyer me paraqitjen, në një veshje elegante me ngjyrë të zezë dhe rozë të kombinuar me flokët e lëshuara dhe grim të lehtë ajo dukej thjeshtë mahnitëse.

Disa imazhe nga kjo mbrëmje i ka publikuar edhe vet këngëtarja në llogarinë e saj në ‘Instagram’./Indeksonline/


