Elvana Gjata sot lanson projektin e ri muzikor, tregon pak nga klipi
Elvana Gjata i rikthehet publikut të saj me një këngë të re.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë së saj Instagram.
Artistja ka publikuar një pjesë të videoklipit i cili mbanë titullin “Sa shumë të pasna dashtë”.
Kënga duket se i takon zhanrit baladë, ndërsa Elvana shfaqet si gjithmonë me një stil të thjeshtë dhe origjinal.
Videoklipi lansohet sot në orën 18:30./Indeksonline/