Elvana Gjata thyen heshtjen pas disa muajsh, flet për situatën e rëndë që po kalon
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka bërë një postim n llogarinë e saj në “Instagram” pas shumë muajsh mungesë në media e rrjete sociale.
Ajo përmes këtij postimi ka folur rreth periudhës së vështirë që po kalon në jetën e saj, pas ngjarjes që kishte ndodhur muaj më parë në qytetin e Tiranës.
Elvana ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar dhe interesuar për të e shëndetin e saj, e i kanë ofruar dashuri në këtë periudhë të vështirë.
Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.
Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…
Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.
Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj..
Rikujtojmë që Elvana ishte marr në pyetje nga prokuroria në Tiranë pasi që ajo ishte dyshuar të ishte zanafilla e konfliktit mes të dashurit të Elvanës, Ervin Mata dhe Fabian Gaxhës./Indeksonline/
