21:31 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Elvana Gjata uron Ermal Mamaqin për ditëlindje: Jam krenare për ty!

Ermal Mamaqi sot ka festuar ditëlindjen ku edhe nuk kanë munguar urimet e miqve të tij.

Një urim të veçantë për të ka bërë edhe mikesha e tij e afërt, Elvana Gjata, shkruan Indeksonline.

Elvana ka publikuar një video ku përfshihen disa nga skenat më interesante nga filmi më i ri ‘Dy gisht mjaltë’ në të cilën ata luajnë në rolet kryesore.

“Gëzuar ditëlindjen vllai. Jam krenare per ty” ka shkruar Elvana në urimin e saj./Indeksonline/