14:09 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Elvana Gjata zbuloi një “sekret” të bukur me këngën e fundit!

Pasi bënë namin me “Luj” dhe të gjithë kuptuam sa shumë kimi kishin me njëra-tjetrën, Elvana dhe Dhurata sollën bashkëpunimin e tretë së bashku. Kënga ka dy ditë që është publikuar dhe titullohet “Rrotullo”.

Mirëpo një detaj gjatë klipit të këngës ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke “zbuluar” kështu një sekret të Elvanës.

Në një moment të shkurtër të klipit shfaqet një njoftim ku thuhet se Gjata do të vijë me një koncert më 22 qershor në stadiumin “Air Albania”.

Këtë detaj fansat e kanë shkruar edhe tek komentet në “Youtube”, komente të cilat janë pëlqyer nga vetë këngëtarja duke e konfirmuar kështu këtë gjë.