Elvana po bën dritë, thjeshtësia e saj mahnitë!
Elvana Gjata pas një pauze u rikthye fuqishëm me një projekt të ri muzikor dhe një projekt filmik përkrah Ermal Mamaqit.
Këngëtarja e njohur, iu është rikthyer edhe postimeve në rrjetet sociale, e fundit ishte një imazh në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Elvana erdhi e thjeshtë, atraktive dhe shfaqi bukurinë e saj natyrale në një fotografi ku erdhi me një grim të lehtë por që dukej për mrekulli.
Kujtojmë që së fundi u publikua filmi ‘Dy gisht mjaltë’ në të cilin Elvana ka rolin kryesor./Indeksonline/