18:29 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Elvana publikon disa minuta nga projekti i saj që del me 6 prill (Video)

Elvana Gjata ka përfunduar përgatitjet për këngën e saj të re në bashkëpunim me reperin ‘Ty Dolla Sign’.

Njëkohësisht ajo ka bërë publike edhe një pjesë nga videoklipi i kësaj këngë, që pritet të dalë para publikut më gjashtë prill, shkruan Indeksonline.

Elvana i është futur tregut të huaj me shumë seriozitet, duke punuar vazhdimisht në lansimin e këngëve të shumta përderisa ajo e kaluara u prit mjaft mirë.

Projektet e saj të fundit u publikuan në gjuhën shqipe, dhe vazhdojnë të jenë ndër më të dëgjuarat.

Përndryshe në këtë videoklip Elvana duket për mrekulli./Indeksonline/

Temat: