75 Mall Live Search
12:03 / E Shtunë, 31 Maj 2025 / Gj. Sh

Elversberg e zëvendëson Fisnik Asllanin me një futbollist shqiptar

Pasi nuk arriti të inkuadrohet në Bundesligë, skuadra e Elversbergut njoftoi se sulmuesi Fisnik Asllani do të rikthehet te Hoffenhaim, pasi ishte i huazuar.

Nuk ka shkuar shumë kohe dhe Elvesberg e ka zëvendësuar Allanin me një tjetër futbollist shqiptar, shkruan IndeksOnline.

Skuadra gjermane ka zyrtarizuar sulmuesin shqiptar, Jason Ceka.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Elversbergun.

Në tre sezonet e fundit, Jason Ceka kontribuoi me gjashtë gola dhe 17 asiste, në 54 ndeshje me skuadrën e Magdeburgut./IndeksOnline/