75 Mall Live Search
22:48 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Elvis Naçi për ata që flasin për Halil Kastratin: Të ofendojmë një njeri si ai, nuk i shërbejmë Shqiptarisë

Reagime të shumta janë bërë ditëve të fundit në drejtim të humanistit, Halil Kastrati dhe mënyrës se si realizohen shumë vepra bamirëse nga Shoqata Jetimat e Ballkanit.

Sipas disa personave humanizëm nuk do të thotë kur gjithçka xhirohet me kamera dhe publikohen. Por duke pas parasysh se Shoqatat Humanitare gjithmonë publikojnë veprimet e tyre, nuk dihet se pse shumë persona i janë vënë kundër Halil Kastratit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe teologu, Elvis Naçi, duke sugjeruar diçka për të gjithë ata që flasin për Halil Kastratin.

Naçi ka thënë se Halil Kastrati dhe në veçanti çdo shqiptarë që bën mirë duhet të meritojë respektin e të gjithëve dhe se forma se si mendon ai ta pasqyrojë bamirësinë është e drejtë e tij dhe askush nuk mund të imponojë diçka tjetër, transmeton Indeksonline.

Ai ka porositur se me rëndësi është të bëjmë gjëra të mira në formën që mendojmë se është më e mira.

Postimi i plotë:

Nje sugjerim per ata qe flasin per Halil Kastratin:

1. Halil Kastrati ne veçanti dhe cdo Shqiptar qe ben mire duhet te meritoje respektin e te gjitheve!

2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamiresine e tij eshte e drejte e tije dhe askush nuk mund ti imponoje dicka tjeter!

3. Me rendesi eshte te bejme gjera te mira dhe ne formen qe mendojme se eshte me e mira, por te ofendojme dhe perçmojme nje njeri qe po ben kaq shume te mira nuk i sherbejme as Shqiptareve dhe as Shqiptarise!