10:00 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Elvis Naçi përballë Veliajt për Bashkinë e Tiranës? Imami flet për herë të parë

Prej disa kohësh emri i imamit Elvis Naçi është përfolur si një nga kandidatët e mundshëm për bashkinë e Tiranës.

Imami është shprehur se nuk nuk do t’i futet politikës, por do të vijojë të bëjë bamirësi, pasi sipas tij, kjo është “korsia” që i ka caktuar zoti.

Nga disa sondazhe online, rezultonte që imami Naçi kishte një mbështetje të madhe në kryeqytet.

“Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam deklaruar se nuk do merrem me politikë. Sa Zoti të më ketë dhënë jetë unë do merrem me bamirësi. Kam korsi të tjera për të vazhduar në këtë jetë. Unë e kam mohuar dhe e mohoj edhe sot në studio”,- tha ai. /news24/