75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 03 Prill 2023 / AR

Elvis Pupa tha se flejnë në dhoma të ndara, bashkëshortja zbulon si qëndron situata

Aktori tha se flejnë në dhoma të ndara, bashkëshortja e Elvis Pupës zbulon si qëndron e vërteta

Elvis Pupa ditë më parë mori vëmendje të madhe me deklartën e tij se ai dhe bashkëshortja flejnë në dhoma të ndara.

Belina ka folur lidhur me këtë duke sqaruar se si qëndron e vërteta.

E ftuar në ‘’Wake Up’’ ajo sqaroi deklaratën e aktorit duke thënë se është e vërtetë.

Sipas saj fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

“Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari”- u përgjigj Belina.