EMA e cilësoi si të sigurt, Franca dhe Italia rinisin procesin e vaksinimit me AstraZeneca-n

Franca ka rinisur procesin e vaksinimit pasi Agjencia Evropiane e Barnave e cilësoi vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit si të sigurt dhe efikase.
Pas vendimit të EMA se vaksina AstraZenec, është efektive dhe e sigurt edhe Italia që prej ditës së nesërme do të rinis vaksinimin e popullsisë.
Lajmi u bë publik nga kryeministri italian Mario Draghi, pas vendimit të EMA, i cili informoi publikun se AstraZeneca, është një vaksinë e sigurt dhe efektive dhe përfitimet nga përdorimi i saj janë më të larta se rreziqet shoqëruese.
“Pasi dëgjoi Ministrin e Shëndetësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Këshillin e Shëndetit, Aifa njofton se arsyet për pezullimin e përdorimit si masë paraprake nuk ekzistojnë më prandaj, nesër, Aifa do të pezullojë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, duke lejuar kështu një rifillim të plotë të fushatës së vaksinimit nga ora 15.00.’– tha Draghi.