Eman Rrahmani bën hajgare me Dedajn: O Mirë se na erdhe Gjergj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka bërë hajgare me ish-ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.
“O Mirë se na erdhe Gjergj!”, ka shkruar ai, në një postim në “Facebook”.
Ndërkohë, dje ish-diplomati Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.
Lidhur me këtë vendim, Dedaj e ka quajtur Vjosa Osmanin, “presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin Lenka Çuko, e njohur si një prej figurave qëndrore të pushtetit komunist në Shqipëri.