75 Mall Live Search
15:29 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / b l

Eman Rrahmani tregon se ishin në diskutime edhe me LDK-në për koalicion

Ish-anëtari i LVV-së, Eman Rrahmani, bashkë me Visar Korenicën dhe Amir Ahmetin i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të garuar së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rrahmani në një konferencë për media bashkë me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar negociata me parti politike për koalicione të mundshme, derisa ka veçuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rrahmani e ka falendëruar partinë e Abdixhikut për konstruktivitet në diskutime.

Megjithatë ai ka treguar se në këto zgjedhje kanë vendosur që të garojnë me Partinë Demokratike të Kosovës.