18:02 / E Hënë, 27 Mars 2023 / Gj. Sh

”EMBARGO”, filmi që tregon vuajtjet e kosovarëve gjatë luftrave në ish-Jugosllavi

Sonte nga ora 20:00 do të bëhet premiera e filmit kosovar ”Embargo” në plaftormën YouTube.

Me regji të regjisorit shqiptar Marsias Lila, dhe skenar nga Bashkim Emini dhe Marsias Lila, ”Embargo” shfaq vuajtjet e popullit kosovar gjatë luftrave që ishin në ish-Jugosllavi gjatë viteve të 90-ta, shkruan IndeksOnline.

Tematika e filmit ka të bëjë me ndalesat që i vuri Europa dhe bota ndaj shtetit serb, që ndryshe u quajt “Embargo”, e që kishte për qëllim të ndëshkonte Serbinë për luftrat që zhvillonte në ish-Jugosllavi.

Padyshim që nga këto ndalesa, populli i Kosovës është ai i cili ishte përballur me vuajtje të mëdha dhe e pësonin më së keqi.

Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, që kishte ndodhur në trevën e Opojës të Komunës së Dragashit, i cili paraqet dy djem të ri dhe një moshuar, që rrezikonin kalimin ilegal në Maqedoninë e Veriut.

Ata tentojnë të transportojnë derivate të naftës e benzinës, duhan e mallra tjera të cilat në Kosovë kushtonin shtatëfish më shumë se në Maqedoninë e Veriut.

Banorët e Opojës rrezikonin tepër pasi që ushtria serbe ishte e pranishme në këto pika kufitare dhe nëse i zinin duke transportuar mallra ilegalisht, do t’ia konfiskonin dhe do ishin përballur me dënime të tjera si rrahje, burgosje, etj.

Skenarsiti dhe regjisori kanë ardhur deri te realizimi i këtij filmi ku pas informatave që kishin, kanë pyetur njerëzit protagonistë që ishin marrë me këtë ilegalitet dhe janë munduar t’i paraqesin në film.

Filmi ”Embargo”, me skenari të Bashkim Eminit dhe Marias Lila si dhe me regji të këtij të fundit, është realizuar nga produksioni ”Durak Production”, nga Dragashi./IndeksOnline/

Premieren e filmit “Embargo” mund ta ndiqni në linkun: