“Ëmbëlsira për fund”, Lajçak mbrëmë darkoi me Bisnik Bislimin

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka patur takime dje me dy figurat kryesore aktuale në Kosovë, kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.
Më pas, Lajçak ka njoftuar se ka darkuar në një nga restorantet e Prishtinës me zëvëndëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin.
“Me zv/kryeministrin e parë të Kosovës diskutuam një numër të çështjeve të rëndësishme që duhet të adresohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe si të bëhet progres në to”, shkruan Lajçak në njoftim./Indeksonline/