16:33 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ëmbëlsira për fund, Ledri dhe Tayna nesër performojnë së bashku

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur dhe më të dashur për publikun, kështu ai këtë sezonë të nxehtë ka qenë tejet aktiv, qoftë me publikimin e këngëve të reja poashtu edhe me performancat nëpër vende të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Kësaj radhe reperi dhe reperja Tayna do të performojnë së bashku në Velipojë me datën 21 gusht, e mërkure në Velipojë në Ada, ku do të shënohet nata e fundit për këtë sezon, e padyshim se ëmbëlsira vije për fund.

Pritet të jetë një atmosferë madhështore, me pjesmarrje masive në një ambient të hapur.

Kujtojmë që dyshja kanë qenë ndër këngëtarët më të angazhuar këtë sezonë me koncerte të ndryshme muzikore. /Indeksonline/