Embolo pajiset me vizën amerikane, niset drejt Botërorit
Kombëtarja e Zvicrës mori vëmendje së fundmi.
Kjo për shkak të një lojtari, Breel Embolo, i cili nuk udhëtoi me Kombëtaren e tij shkaku i problemeve me vizën amerikane.
Por kësaj i erdhi fundi, pasi që ai është pajisur me këtë vizë dhe tani do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Botëror me “helvetikët”.
Embolo, fillimisht kishte marrë vizën por disa minuta para se të fluturonte atij i është kumtuar se do t’i rishikohej për shkak të një problemi që Embolo kishte pasur në vitin 2018.
Zvicra, do të jetë në grupin B krah Bosnjë e Hercegovinës, Katarit dhe Kanadasë./IndeksOnline/

