75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / S Z

Emergjenca pajiset me laparoskop të avancuar për kirurgji minimale invazive

Për herë të parë, Emergjenca është pajisur me Laparoskop të avancuar me pamje 4K për kirurgji minimale invazive.

Ministri në detyrë i shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se pas modernizimit të sallës operative në Klinikën Emergjente, tashmë me paisje të reja për kirurgji minimal invazive.

“Me këto pajisje, operimet që bëheshin me prerje të mëdha tash bëhen me ndërhyrje milimetrike, me më pak dhimbje dhe rikuperim shumë më të shpejtë për pacientët”, ka thënë Vitia./Indeksonline/.