75 Mall Live Search
15:04 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Emergjenca: Të të aksidentuarit-me lëndime të lehta

Specialistë në Klinikën Emergjente të Kosovës kanë njoftuar se tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur midis një kamioni dhe 9 veturave, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ibrahim Maliqi, specializantë i mjekësisë emergjente, ka thënë se të lënduarit përafërsisht janë të moshës 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992.

“Nga aksidenti që ka ndodhur sot ku një kamion i kompanisë “Pastrimi”, kanë ardhur në emergjencë tre pacientë. Kryesisht me lëndime të lehta trupore. Një prej tyre është me ekzaminime shtesë, do të thotë do i bëhet CT(grafi koke) edhe toraksit. Të tjerët janë me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Janë të përfshira dy prej veturave edhe një i kompanisë “Pastrimi”, punëtorë që ka qenë në kamionë, përafërsisht janë të moshës prej vitit 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992″, tha ai.

Në Qendrën Emergjente ndodhet edhe menaxheri i kompanisë “Pastrimi”, i cili ka kundërshtuar të fliste para kamerave.

Ai tha se punëtori, i cili ndodhej në kamion, është mirë dhe se nuk dëshiron të flasë më shumë rreth këtij rasti.