Emergjenca: Tre të plagosur në Podujevë, gjendja e tyre stabile

Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla ka deklaruar se tre persona të plagosur janë pranuar në klinikë nga rasti i ndodhur pasditen e sotme në qendër të Podujevës.
Ndonëse policia ka njoftuar se në këtë rast janë plagosur dy persona, sipas Syles, aty plagë kanë pësuar tre qytetarë.
“Janë tre të plagosur nga i njëjti vend. Gjendja e tyre është stabile. Mjekët i kanë bërë CT, ekzaminimet dhe tash po presim”, ka thënë Syla./IndeksOnline/