75 Mall Live Search
19:32 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / B XH

Emërimi i kryeshefit në Ibër-Lepenc, Zemaj: E gjithë Kosova u bë dëshmitare se si janë emëruar militantë partiakë në pozita kyçe shtetërore

Kandidati për deputet nga LDK, Armend Zemaj ka reaguar pas publikimit të bisedave rreth komunikimit ndërmjet Faruk Mujkës, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësueses së Vetëvendosjes, Dejona Mihaili për emërimin e kryeshefit në Ibër-Lepenc.

Sipas tij, publikimi i këtij komunikmii dëshmojnë qartë se konkursi për kryeshef të Ibër-Lepencit ishte vetëm një formalitet.

“E gjithë Kosova u bë dëshmitare se si janë emëruar militantë partiakë në pozita kyçe shtetërore dhe se si janë eliminuar profesionistë me përgatitje të lartë, integritet moral dhe vlera patriotike”, ka shkruar Zemja, raporton IndeksOnline.  

Postimi i plotë:

Skandali nga komunikimet e publikuara ndërmjet Faruk Mujkës, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësueses së Vetëvendosjes, Dejona Mihaili, dëshmojnë qartë se konkursi për kryeshef të Ibër-Lepencit ishte vetëm një formalitet.

E gjithë Kosova u bë dëshmitare se si janë emëruar militantë partiakë në pozita kyçe shtetërore dhe se si janë eliminuar profesionistë me përgatitje të lartë, integritet moral dhe vlera patriotike.

Sot, nga Rahoveci, ju themi qytetarë të Kosovës: mos lejoni që fati i fëmijëve tuaj të varet nga njerëz që nuk njohin vlera, nuk respektojnë ligjin dhe nuk duan institucione kredibile e të pavarura.

Kosova ka nevojë për shtet ligjor, meritokraci dhe institucione të forta, andaj zgjidhni shpresën, zgjidhni LDK-në.

LDK 123

Zemaj 17