75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Gj Sh

Emërllahu: Me Franco Fodën mund të kualifikohemi për Kupën e Botës

Mersfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu ka folur para ndeshjes gjysmëfinale për kualifikim në Kupën e Botës, kundër Sllovakisë.

Ai është shfaqur optimist duke thënë se mund të kualifikohen në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Emërllahu në një intervistë për Kaal10, ka thënë se Franco Foda është trajneri më i mirë që ka pasur Kosova dhe se me të mund të arrijnë suksesin historik, kualifikimin në Botëror.

”Franco Foda është trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova. Me përvojën e tij, ne mund të arrijmë të kualifikohemi për Kupën e Botës”, ka deklaruar Emërllahu.

Kujtojmë që Kosova me 26 mars luan ndeshjen gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, dhe nëse arrijnë fitore, pas tre ditëve do të përballen me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani./IndeksOnline/