13:12 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Emërohen përzgjedhësit e ri në përfaqësueset e Kosovës, në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 18.11.2019 në Prishtinë ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marrë këto vendime:

REND DITE

  1. I ka miratuar kalendarët e garave të të gjitha të ligave të FBK-së për stinorin pranveror;
  2. E ka miratuar miniafatin kalimtar dimëror (02.01.2020 – 10.01.2020 në ora 16:00);
  3. Ka vendosur të aplikojë në FIBA Europe për organizimin e FIBA Potential National Referee Clinic;
  4. E ka miratuar Rregulloren për agjentë -kompani të kontratuara për sponsorim;
  5. E ka miratuar projektin për Qendrën Kombëtare të Basketbollit të Kosovës dhe Akademive të Basketbollit dhe e ka autorizuar sekretaren e përgjithshme të FBK-së për të përgatitur ndryshimet statutare për kuvendin e radhës të punës të FBK-së për të përfshirë QKB-në në statut;
  6. Ka vendosur të propozojë në programin e ri FIBA Europe TIME OUT 2.0, Drejtorin e përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, Menaxheren e zyrës, Artina Hasani dhe zyrtaren administrative, Edita Medunjanin;
  7. I ka emëruar përzgjedhësit e përfaqësueseve të reja të Kosovës:
    Mark Rodiqi – Kosova U20 (Meshkujt)
    Bekim Maxhuni – Kosova U18 (Meshkujt)
    Dritëro Sefaja – Kosova U16 (Meshkujt)
    Furkan Sagklik – Kosova U20 (Femrat)
    Edin Kërveshi – Kosova U16 (Femrat)
  8. I ka miratuar propozicionet e garave të Kupës së Kosovës për kategoritë e reja;
  9. Ka vendosur që Kuvendi i Punës së FBK-së të mbahet në Prishtinë në fund të muajit shkurt 2020;