13:20 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Emërohen shtatë ministre gra në qeverinë e Italisë

Koalicioni i ri në mes lëvizjes populliste Pesë Yje dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë(PD) ka emëruar shtatë minstre gra në qeverinë Italiane,  të udhëhequr nga Presidenti Sergio Mattarella dhe Kryeminstri Giuseppe Conte.

Ministrja e re e Bujqësisë Teresa Bellanova u tall nga gazetarja dhe ish-poilitikani Daniele Capezzona për veshjen e saj  në ditën e inagurimit të kabinetit të ri. Ata i vendosën asaj titull “Karnavale?” dhe “Halloween?” për shkak  se ajo kishte veshur një fustan blu elektrik. Mirëpo gazetarja dhe Capezzona me pas u kritikuan për seksizëm dhe snobizëm.

Për herë të parë në Itali, disa nga pozicionet më të rëndësishme të kabinetit u janë dhënë grave. Megjithëse ka pasur politikane femra po asnjëhere me pozita të tilla udhëheqëse.

Qe nga bashkimi I Italisë në fund të Shekulli XX, ky shtet ka pasur 58 kryeministra të gjithë prej atyre ishin burra. Asnjë grua asnjëherë nuk ka qenë në pozita të tilla udhëheqëse. Politikanet femra në Itali shpesh janë përdorur ose si objekte seksi ose si shenja të një barazie që ende nuk ekziston, sidomos gjatë udhëheqjes së qeverisë Berlusconi.