15:01 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Uran Isamili, për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ministri Ismaili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit, tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shëndetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHSKUK-së.

Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë, si asnjëherë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.

Po ashtu, ministri thekson se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3-vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacion për afatin 6-mujor. Përmes anëtarëve, në Bord do të kenë përfaqësim:

– Dr. Shemsi Veseli, Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

– Dr. Fatmir Dragidella, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

– Dr. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

– Një anëtar nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;

– Dr. Mirdita Hajdari, Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;

– Z. Ardian Ferizi, Ministria e Shëndetësisë; dhe

– Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs”, thuhet në komunikatën drejtuar medieve.