Emërohet ministrja e re e Bujqësisë
Është emëruar ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë.
Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka bërë të ditur se në postin e ministres së Bujqësisë që nga sot është, Dijana Ziviq, transmeton Indeksonline.
Ziviq është nga Graçanica. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltar që nga viti 2015. Ajo është bërë ministrja e dytë në Qeverinë e Kosovës, pas Dhurata Hoxhës.
Në këtë post Ziviq vie pas largimit të Nenad Rikallos, si kërkesë nga Grupi Parlamentar i PSD-së, në mënyrë që të votohej buxheti i vitit 2019.

Postimi i plotë:
Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës.
RH