75 Mall Live Search
08:23 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Emërohet sot drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Propozimvendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës do të merret në mbledhjen e qeverisë.

Theksojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Avni Kastratin ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më 17 nëntor të vitit të kaluar.