75 Mall Live Search
14:26 / E Premte, 03 Shtator 2021 / B O

Emerson tregon se si e ndjeku Barcelona nga skuadra: Shkova në stërvitje, më thanë që duhet të bisedojmë…

Emerson Royal kaloi vetëm një muaj te Barcelona. Mbrojtësi brazilian u shit te Tottenham në ditën e fundit të afatit kalimtar. Emerson ka treguar prapaskenat se si Barça e shiti pa vullnetin e tij.

Emerson ishte startues në ndeshjen e të dielës ndaj Getafes, ndërsa të nesërmen klubi e shiti te Tottenham.

“Kam luajtur të dielën si titullar, të nesërmen u zgjova dhe shkova të stërvitem. Vëreja se atmosfera kishte ndryshuar dhe diçka po ndodhte. Klubi më tha se kanë diçka për të biseduar me mua. Pas stërvitjes, takova drejtuesit e klubit. Ata filluan të më thonë se situata e klubit nuk ishte e mirë, se po kalojnë në kohë të vështirë dhe se është mirë për ta që unë të shitem.

Iu thashë se qëllimi im është që të luaja në Barcelonë dhe se jam në formë ideale. Me fjalë të mira me nxorën dhe më konfirmuan se do të shitem” ka thënë Emerson Royal./Indeksonline/