75 Mall Live Search
14:01 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emery dëshiron transferimin e Keylor Navas

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, dëshiron të nënshkruaj me portierin e Real Madridit, Keylor Navas.

Portieri nga Costa Rika nuk është më startues në Santiago Bernabeu që kur Thibaut Courtois u transferua nga Chelsea gjatë verës dhe tani dëshiron që të siguroj kohë të rregullt, por në një tjetër skuadër.

Emery duket se është admirues i Navas dhe ai mund të jetë një zëvendësim i veteranit Petr Cech, raporton Goal.com.

Arsenal duhet të paguaj rreth 15 milionë euro nëse ata dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e portierit kostarikan. /IndeksOnline/